Parlamenti i Ukrainës votoi sot, dy vjet e gjysmë pas agresionit rus, për të ndaluar një kishë ortodokse të lidhur me Patriarkanën e Moskës dhe që shpesh shihet si një kanal për ndikimin e Kremlinit, thanë ligjvënësit.

“Vendim historik! Parlamenti miratoi një projekt-ligj që ndalon një filial të vendit agresor në Ukrainë”, shkroi deputetja Irina Gerashchenko në Telegram.

Sipas deputetit tjetër Jaroslav Gelezniak, pro këtij projektligji votuan 265 deputetë. Minimumi i kërkuar ishte 226.

Ligji i ri parashikon gjithashtu ndalimin e organizatave fetare që lidhen me kishën në fjalë. Ndalimi i këtyre organizatave miratohet me vendim gjykate.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re