Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konsideruar t’i japë Elon Musk një punë në administratë, nëse ai fiton zgjedhjet e ardhshme në nëntor.
I pyetur nga Reuters nëse ai do ta emëronte ndonjëherë Musk në një rol këshillues ose do t’i jepte një pozicion në kabinet, kandidati republikan për president tha: “Ai është një djalë shumë i zgjuar. Unë patjetër do ia ofroja, nëse ai do të pranonte. Ai është një djalë i shkëlqyer”, tha Trump.
Disa orë më vonë, pronari i “Tesla Space X” dhe “X” postoi një imazh të gjeneruar nga AI në rrjetet sociale të tij, ku dukej duke qëndruar në një podium të rrethuar nga flamujt amerikanë, sikur do të mbante një fjalim si person politik.
“Jam gati të shërbej”, shkruhet në mbishkrimin e fotos, e cila duket se i përgjigjet pyetjes së ngritur pas deklaratave të Trump, nëse ai do donte të merrte një rol qeveritar.

Elon Musk ka shprehur gjithnjë e më shumë pikëpamje konservatore kohët e fundit, të cilat ai i komunikon përmes llogarisë së tij X.
