Skip to content

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ Motomjeti del nga rruga, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Ende nuk dihet gjendja e tij ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“”