Nesër është programuar të luhet në Ballsh e sfida e javës së 17 të Kategorisë së Parë në grupin B mes Bylis dhe Tomorit. Pas vendimit të mbrëmshëm të Komisionit të Apelit që konfirmonte ato të dhëna nga ai i Disiplinës nuk ka një vendim të ri të klubit beratas.
Nga burime pranë tyre nesër Tomori nuk do të jetë në Ballsh madje as futbollistët ende nuk e dijnë nëse do të nisen apo jo për ta luajtur këtë sfidë pavarsisht se kanë vazhduar rregullisht stërvitjen.
Interesante është ndarja e tifozëve beratas ku një pjesë e tyre mendojnë se bojkoti është rruga e gabuar dhe vetëm sa do e dëmtoj më tepër skuadrën. Por ka edhe nga ata që e shohin sit ë vetmen mënyrë për tu përballur me FSHF-në duke u bërë klubi shembull.
Më poshtë keni edhe një postim në rrjetet sociale:
https://www.facebook.com/TomoriOfficial/posts/10155962163867517