Skip to content

Nuk pranoi të paguante faturën e udhëtimit, senegalezi dhunon dhe godet me çekiç taksistin shqiptar! Publikohen pamjet e sulmit brutal (VIDEO)

Një taksist shqiptar në Itali është sulmuar në mënyrë brutale nga një 25-vjeçar senegalez, i cili e godet për shkak se nuk donte të paguante faturën 80 euro të udhëtimit.

Fillimisht mes 38-vjeçarit shqiptar dhe senegalezit ka patur një debat, i cili më pas agravoi në dhunë brutale.

25-vjeçari nxori një çekiç dhe nisi ta godiste shqiptarin nga koka, por fatmirësisht ky i fundit arriti të mbrohej duke dalë me nxitim nga makina dhe në të njëjtën kohë duke lajmëruar policinë.

 

Pak çaste më vonë mbërriti policia dhe e vuri në pranga 25-vjeçarin. Ndërsa shqiptari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

 

“”