Skip to content

E dënuar me 8 vite burg dhe gjobë në Greqi, arrestohet 30-vjeçarja shqiptare

Një 30-vjeçare shqiptare, e identifikuar si Vasilika Maksuti është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga policia greke.

Sipas raportimeve,30-vjeçarja pritej të vuante një dënim të dhënë nga Gjykata e Apelit në Kalamatë në vitin 2022, me 8 vite e 1 muaj burg dhe 3500 euro gjobë, për drogë.

Mësohet se ajo është pikasur më datë 20.08.2024 në zonën e Bashkisë Pogon nga punonjësit e Policisë së Pogonit, dhe sipas hetimeve, ajo kishte hyrë ilegalisht në Greqi disa ditë më parë, përmes kufirit greko-shqiptar.

Nga marrja e shenjave të gishtave nga Departamenti i Hetimeve Kriminale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Epir, 30-vjeçarja u konstatua me të dhëna identiteti të ndryshme nga ato që kishte deklaruar gjatë arrestimit.

Konkretisht rezulton se ajo quhet Vasilika Maksuti dhe tashmë është dërguar në Prokurorinë e Janinës.