Skip to content

Konflikti në Lindjen e Mesme/ SHBA urdhëron dy aeroplanmbajtëse të qëndrojnë në gatishmëri

SHBA po forcon praninë e saj në Lindjen e Mesme pasi sulmet nga Izraeli dhe Hezbollahu çuan në tensione të rritura në rajon.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka urdhëruar që dy grupe sulmuese aeroplanmbajtëse të qëndrojnë të stacionuara në rajon, ka thënë Pentagoni, teksa përmblodhi një telefonatë mes tij dhe homologut të tij izraelit Yoav Gallant.

Pentagoni fillimisht kishte vendosur grupin e sulmit të Abraham Lincoln në rajon me një plan për të zëvendësuar grupin e sulmeve ajrore Theodore Roosevelt.