Skip to content

Ndërprerja e kontratave të 500 punonjësve të Uzinës së Çelikut të Kurum, Inspektorati i punës hetim për procedurat e largimeve nga puna

Inspektorati i punës ka dërguar një grup pune për të hetuar procedurat e largimeve nga puna të punonjësve të Uzinës së Çelikut të Kurum.

News24 bën me dije se në përbërje të grupit të punës janë përfaqësues nga disa institucione si Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mes të cilëve, Fatbardha Llapa, Përgjegjëse e Sektorit të Mbikëqyrjes së Marrëdhënieve të Punës, Ilia Baxho, Inspektor pranë Kryeinspektorit, Gentian Luri, Inspektor në Sektorin e Mbikqyrjes së Marrëdhënieve të Punës, Irida Qosja, zv,Kryeinspektore, Drejtore e Inspektimit të Punës dhe Egliver Laloshi, Përgjegjës i Inspektimit Elbasan.

Kujtojmë se përmes një deklarate zyrtare një ditë më parë Kompania turke bëri me dije se punonjësit janë larguar me kushtin e trajtimit financiar 3 mujor dhe me mundësi rikthimi në rast të rihapjes së uzinave të Kurum International sha.

“”