Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje,në dalje të qytetit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në Kombinat.
Automjeti drejtohej nga një grua,që sapo ka parë tymin që dilte nga pjesa e përparme e makinës,ka parkuar,ka dalë nga mjeti pa lëndime dhe ka njoftuar zjarrëfikësit.
Ndërhyrja e shpjetë e zjarrëfikësve bëri të mundur lokalizimim e shpejtë të zjarrit në mjet dhe shuarjen e tij.
Si pasojë e zjarrit u dogj e gjithë pjesa e përparme e makinës,përfshi këtu edhe motorrin.Burimet nga vendngjarja konfirmuan se shkak për zjarrin është bërë një defekt elektrik në motorr.
