Skip to content

VIDEO/ Katër persona “bënë për spital” Luçiano Koçekun dhe Fatbardh Aliajn, dalin pamje të tjera nga sherri masiv në Palasë

Dy ditë në parë, si pasojë e një sherri  masiv në një kompleks në Palasë, mbetën të lënduar 42-vjeçarët, Luçiano Koçeku dhe Fatbardh Aliaj.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ka shpallur në kërkim katër persona, konkretisht Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo dhe Klajdi Cerri.

Në pamjet e reja të siguaruara nga Panorama Online, shihen një grup personash të cilët godasin me shkelma e grushte duke e lënë të shtrirë në tokë një nga 42-vjeçarët.

Po ashtu edhe persona të tjerë, si stafi i lokalit janë përfshirë për të shuar sherrin.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se:

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve:

F. B., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. C., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S., G. B., F. B., dhe K. C.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

“”