Skip to content

“Do përfitoja deri në 10 mijë euro”- Mashtrimi me makinën luksoze, turku pranon skemën që realizuan me Elvis Kosovën! Dy personat i hoqën “Audit” GPS, por…

Të tjera detaje janë zbardhur nga skema e mashtrimit mes Elvis Kosovës dhe një shtetasi turk, të identifikuar si Yucehan Er me qëllim për të marrë një makinë luksoze “Audi” me vlerë rreth 200 mijë euro.

Edhe pse shtetasi turku ka bërë kallëzim sikur ia kanë vjedhur automjetin në një hotel në Tiranë, automjeti ka qenë në Bërzhitë dhe më pas është dërguar në Prush. Edhe pse ia kanë hequr GPS makinës, Audi ka pasur një GPS të dytë, për të cilin shtetasi turk dhe Elvis Kosova nuk kanë qenë në dijeni. Shtetasi turk e ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka deklaruar se do të përfitonte 5 deri 10 mijë euro.

vijon

“”