Skip to content

“Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje”- Mbetjet toksike, ministrja Balluku heq përgjegjësinë dhe ia lë fajin mediave: T’i japim kohë drejtësisë! Ishte procedurë normale deri kur…

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se Autoriteti Portual i Durrësit nuk lidhje me transportin e mbetjeve toksike, duke hequr kështu përgjegjësinë.

Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Balluku tha se regjimi i përkohshëm i transportit të mbetjeve të rrezikshme ka filluar në 1998.

Ministrja Balluku ka “fajësuar” mediat, kur tha se një gjë e tillë mori të tilla përmasa vetëm si pasojë e vëmendjes që iu kushtua në media.

Ajo u shpreh nder te tjera se “Qeveria dhe institucionet janë angazhuar në bashkëpunim me Olaf, kërkoj që secili prej jush t’i japë kohën e duhur drejtësisë”.

“Çështje është delikate, e cila ka marrë përmasa ndërkëmbëze. Unë do ti bëja thirrje medias dhe opinionit publik që të tregohen të kujdesshëm teksa analizojnë këtë cështje, e cila përvevcse është delikate është edhe shumë  e komplikuar nga ana juridike dhe procedurale.

Të gjitha analizat afekktojnë imazhin e Shqipërisë. Do ishte e udhës të presim vendimet që do të dalin nga proceset që kanë nisur sa i takon kësaj cështje të rëndësishme mjedisore.

Çështja tani ka marrë emrin “Porti i Durrësit”. Porti i Durrësit dhe cështja e mbetjeve të rrezikshme janë dy gjera të ndryshme.

Kjo sepse kam vënë re që përfshihet Ministria e Infrastrukturës e energjisë Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera.

Regjimi i përkohshëm i transportit të mbetjeve të rrezikshme ka filluar në 1998. Ka një protokoll të vendosur për të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e ka bërë me dije të gjithë mediave që kanë pasur interes për këtë çështje. Nuk është asgjë e re. Ka edhe tranzitim ka edhe eksport të mbetjeve të rrezikshme që janë të koduara sipas kodeve europiane të transportit të këtyre mbetjeve. Ishte një procedurë normale deri në momentin që mori këtë vëmendje mediatike.

Ajo që duhet thënë që Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me këtë proces. Janë procesuar nga koncesionarët europianë që operojnë në Portin e Durrësit. Qeveria dhe institucionet janë angazhuar në bashkëpunim me Olaf, kërkoj që secili prej jush t’i japë kohën e duhur drejtësisë. Të mos kthejmë një çështje të tillë procedurale në një çështje kombëtare e ndërkombëtare që godet Shqipërinë në periudhën e saj më të mirë të sezonit turistik“, tha ajo.

“”