Skip to content

VIDEO/ I vodhën 15 mijë euro në shtëpi, kush është shefi i Urgjencës së QSUT që ra pre e grabitjes! Mjeku dhe autori kishin njohje! Çfarë ndodhi një javë më parë

Policia e Tiranës njoftoi sot (29 gusht) për vjedhjen e një shume parash prej 15 mijë eurosh në një banesë, e cila rezulton të jetë e mjekut Eqerem Hasani, shefi i Urgjencës së QSUT-së.

Autori është 38-vjeçari Olsi Bibollari, i cili sipas policisë dyshohet se më datë 25 gusht 2024, ka vjedhur shumën 15 000 euro në banesën e mjekut në Komunën e Parisit.

Ndërkohë mësohet se para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri. Doktori ka harruar çelësin e apartamentit në makinën e Bibollarit. Më pas, ky i fundit e ka marrë çelësin dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë shumë e parave.

Mjeku Eqerem Hasani

Sipas burimeve të policisë, 38-vjeçarit i është sekuestruar shuma e parave të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë vjedhjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Njoftimi i Policise

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Key” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vodhi 15 000 euro në një banesë, arrestohet 38-vjeçari.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të vjedhura, që u gjetën në banesën e autorit të dyshuar, një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Key”.

Si rezultat i tij u arrestua shtetasi O. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.08.2024, ka vjedhur shumën 15 000 euro në një banesë në Komunën e Parisit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i dyshuar i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

“”