Zotërimet e bankave qendrore të aktiveve në dollarë kanë arritur nivelin më të ulët historik mes përpjekjeve të Uashingtonit për të përjashtuar Rusinë e pasur me burime nga sistemi financiar global i bazuar në dollarë.
Kjo situatë ka bërë që vendet në zhvillim të kërkojnë strehim te ari, i konsideruar si një pasuri, vlera dhe konvertueshmëria e të cilit nuk janë të lidhura me vendimet e ndonjë kombi specifik, duke ulur kështu rrezikun për t’u përdorur si armë ekonomike.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rezervat valutore në dollarë dhe letrat me vlerë të thesarit të SHBA ranë në 58.9% në 2024, krahasuar me 70% dy dekada më parë.
Një studim i fundit nga Këshilli Botëror i Arit zbuloi se blerja e arit nga banka qendrore tejkaloi 1037 tonë në vitin 2023, niveli i dytë më i lartë ndonjëherë, me Kinën që kryeson, e ndjekur nga India ka rritur me shpejtësi rezervat e saj të arit.
Këto vende po i diversifikojnë rezervat e tyre larg dollarit dhe po përqafojnë arin si një “monedhë pa shtetësi”, e pa kontrolluar nga asnjë qeveri dhe për rrjedhojë nuk i nënshtrohen të njëjtave presione politike si monedhat tradicionale.
