Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Vlorë-Skelë, ku drejtuesi i një motori ka përpasur një një 20-vjeçare dhe një të mitur, 10-vjeçare
Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se dy të lënduarit ishin duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja.
Nuk bëhet ende e ditur nëse shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë motorit apo një gabim i kalimtarëve.
Sakaq, të dëmtuar ka mbetur drejtuesi motorit dhe dy kalimtarët, e të tre janë transportuar për në spital me ambulancë.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
