Skip to content

Dyshohet se është autor i vrasjes së Edmond Papës, del para gjykatës Andrew Bode! Fshihet pas murit të kafazit prej xhami

Andrew Bode ka dalë sot para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë ‘arrest në burg’, pasi dyshohet se është autor i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa.

Bode u arrestua në Memaliaj nga një operacioni i frocave RENEA, së bashku me dy persona të tjerë, Julian Kalemi dhe Andrea alias Adriatik Kalemi.

Në kafazin prej xhami të gjykatës, ai shihet pas murit, duke tentuar t’u fshihej kamerave.

Kujtojmë se gjatë operacionit u arrestua dhe Julian Kalemi, pasi kishte strehuar Boden që ishte në kërkim, dhe po ashtu në pranga ra dhe Andrea alias Adriatik Kalemi për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

FOTO/ U arrestua nga RENEA si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, ky është Andrew Bode! Plani që po përgatiste bashkë me dy persona të tjerë

 

“”