Elis Rroshkodoli është personi i cili u vra me pistoletë në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme (30 gusht) në lagjen “Isuf Sokoli” në Shkodër, ku viktima dyshohet se është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt.
Raportohet se viktima ka qene duke pirë kafe.
Emri i 36-vjeçarit, Elis Rroshkodoli rezulton me precedentë të mëparshëm penal pasi në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit.
Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.
Ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorin apo autorët e krimit te rende.
