Skip to content

Bashkëshorti dhunon gruan për motive xhelozie, përfshihet edhe vjehrri! E reja pëson dëmtime në fytyrë pas goditjeve me grushte

1680462369 policianaten

Një ngjarje rëndë është parandaluar sot në Maliq të Korçës, ku një grua është dhunuar për motive xhelozie nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri.

Sipas informacioneve, 31-vjeçari ka goditur me grushte bashkëshorten e tij për motive xhelozie, duke i shkaktuar asaj dëmtime në fytyrë.

Në këtë konflikt të rëndë raportohet se është përfshirë edhe babai 31-vjeçarit, duke e dhunuar nusen së bashku me të birin.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, e cila është lajmëruar nga fqinjët, e reja është hequr nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje të rëndë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dhunuesit, ndërsa babain e tij e ka proceduar në gjendje të lirë.

Nërkohë e reja është pajisur me urdhër mbrojtje, ndërsa burime bëjnë me dije se 31-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.