Skip to content

EMRAT/ Bashkëshorti dhunon gruan për motive xhelozie, përfshihet edhe vjehrri! E reja pëson dëmtime në fytyrë pas goditjeve me grushte

Një ngjarje rëndë është parandaluar sot në Maliq të Korçës, ku një grua është dhunuar për motive xhelozie nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri.

Sipas informacioneve, 31-vjeçari Emanuel Zyfi ka goditur me grushte bashkëshorten e tij  28-vjeçare për motive xhelozie, duke i shkaktuar asaj dëmtime në fytyrë.

Në këtë konflikt të rëndë raportohet se është përfshirë edhe babai 31-vjeçarit, 59-vjeçari Trendafil Zyfi, duke e dhunuar nusen së bashku me të birin.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, e cila është lajmëruar nga fqinjët, e reja është hequr nga duart e bashkëshortit dhe vjehrrit të saj duke parandaluar përshkallëzimin e situatës që mund të çonte në një ngjarje të rëndë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dhunuesit, ndërsa babain e tij e ka proceduar në gjendje të lirë.

Nërkohë e reja është pajisur me urdhër mbrojtje, ndërsa burime bëjnë me dije se 31-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Maliq.

Policia parandaloi përshkallëzimin e një rasti dhune në familje.

U arrestua në flagrancë 31- vjeçari dhe u procedua penalisht 59- vjeçari (babai i 31 vjeçarit).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit të marrë, për një rast dhune në familje kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para rezultoi se shtetasi E. Z., pas një konflikti për motive xhelozie, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga veprimet hetimore rezultoi se dhe babai i 31 vjeçarit shtetasi T. Z., ishte përfshire në konflikt dhe kishte ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares (nuses së djalit).

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 31 vjeç, dhe u procedua penalisht babai i tij shtetasi T. Z., 59 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”

“”