Skip to content

“Ne jemi përkrah Ukrainës”- Forumi Strategjik i Bledit, Rama: Është jashtë realitetit që një vend në Evropë të ndryshojë kufijtë në mënyrë mizore e me forcë!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Bledit në Slloveni tha se Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës, thuke theksuar se është jashtë realitetit që një vend në Evrope të ndryshojë kufijtë në mënyrë mizore e me forcë!

“Jemi përkrah Ukrainës edhe për një arsye të thjeshtë, sepse duket jashtë realitetit që në kohët tona, një vend në Evrope të ndryshojë kufijtë në mënyrë mizore, me forcë, duke marrë atë që pretendon se është copë e saj. Kjo është e pamundur për ta menduar”, tha ai.

Rama deklaroi më tej se është krenar që Shqipëria është krah partnerëve dhe miqve, plotësisht krah SHBA dhe BE.

Rama: Ishim Koreja e Veriut në Evropë, ishim të qartë dhe për Perandorinë Osmani, ishim të qartë për Stalinin, edhe kur rusët vendosën që ai nuk ishte një ide e mirë, do të jemi po kaq të qartë dhe për SHBA dhe BE. Jemi përkrah Ukrainës edhe për një arsye të thjeshtë, sepse duket jashtë realitetit që në kohët tona, një vend në Evrope të ndryshojë kufijtë në mënyrë mizore, me forcë, duke marrë atë që pretendon se është copë e saj.

Kjo është e pamundur për ta menduar. Jemi të vetëdijshëm që jemi shumë të vegjël për të ndryshuar fatin e ndokujt. Jemi shumë krenar që jemi krah partnerëve dhe miqve tanë, plotësisht krah SHBA dhe BE. Për në është e qartë, nuk ka asnjë lloj grije në mes, është bardhë e zi.

“”