Jo vetëm njerëzit, delfinët dhe elefantët janë në gjendje të komunikojnë duke përdorur emrat e njëri-tjetrit: disa lloje të tjerë primatësh janë shtuar në listë.
Majmunët mund të komunikojnë me njëri-tjetrin me emër. Një ekip studiuesish nga Qendra Safra për Shkencat e Trurit në Universitetin Hebraik të Jerusalemit ka gjetur aftësinë e majmunëve marmoset për të identifikuar veten përmes etiketimit vokal. Kodi i gjuhës së tyre është “phee call”, përmes së cilës këta majmunë kontaktojnë njëri-tjetrin.
Studimi, i botuar në revistën Science, nxjerr në pah aftësinë e avancuar njohëse të marmosetëve për të njohur njëri-tjetrin dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin. Studiuesit David Omer dhe Guy Oren hipotezojnë se ky evolucion në etiketimin e zërit erdhi nga nevoja për të ndihmuar njëri-tjetrin të qëndronin të lidhur në habitatin e tyre natyror: në pyllin tropikal.
Për shkak të mjedisit të jashtëm armiqësor, primatët më të vegjël në botë janë në gjendje të thërrasin dhe t’i përgjigjen njëri-tjetrit me saktësi. Marmoseti është më i prirur të përgjigjet saktë nëse “fjala” i drejtohet drejtpërdrejt atij. Për më tepër, kafsha modulon emetimin e tingujve bazuar në bashkëbiseduesin e saj. David Omer thotë se: “Këto ngjashmëri tregojnë se ata u përballën me sfida sociale evolucionare të krahasueshme me paraardhësit tanë të hershëm, të cilat mund t’i kenë shtyrë ata të zhvillojnë metoda të ngjashme komunikimi.” Dhe sipas studiuesve, jemi përpara një kthese nga pikëpamja sociale dhe evolucionare.
