Skip to content

Emigrantë, gruaja shtatzënë 8-muajshe arrin me not në Ceuta: “Doja të lindja fëmijën tim në Evropë”

“Unë nuk kisha frikë të vdisja – tha vajza – e dija që unë dhe fëmija im do t’ia dilnim”

Ajo është një nga qindra emigrantët e rinj që rrezikojnë jetën për të notuar në Ceuta, në enklavën spanjolle në Marok, por ajo nuk ishte si të tjerët. Fatima, një grua e re me origjinë algjeriane, notoi kalimin prej dy-orësh në gusht, 8 muajshe shtatzënë me foshnjën e saj, e cila më vonë lindi në territorin spanjoll. Të dy janë aktualisht të ftuar në Qendrën e Pritjes së Përkohshme të Emigrantëve (Ceti) në qytetin autonom. “Doja që djali im të lindte në Evropë”, tha e reja për TVE, duke mbajtur fëmijën në krahë.

Babai, Isham dhe partneri i të resë algjeriane , pasi u riatdhesua 4 herë në vendin e tij të origjinës, ai arriti të kalonte bashk me partneren e tij përmes enklavës spanjolle javën e kaluar, dy ditë para lindjes së djalit të tij, ku vetëm në një ditë, arritnën te kalojnë1500 emigrantë, duke përfituar nga mjegulla dhe kushtet e favorshme të detit, tentuan të notojnë drejt qytetit autonom spanjoll. Dhe prej një jave Ishami ka fjetur në rrugë, pasi nuk ka pasur më  vend në Ceti, ku Fatima është pritur me fëmijën dhe asistohet nga stafi që i ka dhënë pelenat, një karrocë fëmijësh dhe gjithçka që mund të ketë nevojë. për vogelushin .

“Nuk kisha frikë nga vdekja – tha vajza – e dija që me fëmijën tim do t’ia dilnim”. Sipas vlerësimeve të fundit nga prefektura e Ceutës, janë mbi 520 emigrantë të mitur, kryesisht me kombësi marokene dhe algjeriane, nën mbrojtjen e pushtetit vendor, të cilët kanë mbërritur në enklavën iberike që nga fillimi i vitit dhe prej të cilëve i porsalinduri. është më i riu në mesin e të ardhurve.