Skip to content

Trupi i tij u gjet i dekompozuar pranë shkollës 9-vjeçare, identifikohet viktima! Policia: Dyshohet se vdekja…

Është identifikuar i moshuari, trupi i të cilit u gjet i dekompozuar në pranë një shkolle 9-vjeçare në zonën e Laprakës.

Viktima është 75-vjeçari me iniciale I. T., dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë i 75-vjeçarit u gjet rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“”