Kryeministri Rama ka dhënë lajmin se prindërit tashmë mund të marrin kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç përmes e-Albania, pa qenë e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore.
Gjithashtu Rama u shpreh se kartela e vaksinimit mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija.
Postimi i Ramës:
🟢Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania🧑🏻💻👩🏻💻👨💻📲
🏫Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç🤝🇦🇱
👩💻I njëjti format mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija 🧑🏻💻👩🏻💻👨💻📲
🔗 Gjeneroni kartelën tuaj tani:
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱
