Skip to content

Nga rikthimi i protestave dhe skenarët e bllokimit të rrugëve, tek Qeveria teknike! Çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PD! Si do ndahet Tirana me 8 drejtues

Partia Demokratike do të mbledh ditën e mërkurë (4 shtator) Kryesinë, për të diskutuar strategjinë e nisjes së protestave, kjo pasi opozitarët janë të bindur se përballë qeverisë Rama, duhet përballje me protesta.

Sipas gazetarin Osman Stafa, një nga kërkesat kryesore të Opozitës, pritet të jetë Qeveria Teknike, e cila çon vendin në zgjedhje.

Ideja e nisjes së protestave u hodh edhe këtë të hënë në mbledhjen e Grupit Parlamentarë të PD-së.

Pas Kryesisë, ditën e premte mblidhet edhe Këshilli Kombëtar, po me këtë fokus, nisjen e stinës së protestave të vjeshtës.

Sipas burimeve në PD, mbetet vetëm të përcaktohet forma dhe mbajtja e protestave. Idetë janë të ndryshme, për mënyrën sesi do të mbahen ato, që nga protestat e vazhdueshme përpara Kryeministrisë, mbajtja e protestave nëpër rrethe, bllokimi i rrugëve etj.

Të gjitha këto ide pritet të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë së PD-së dhe Këshillit Kombëtar e më pas, pritet të nisë aksioni i opozitës, 8 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Një tjetër çështje e rëndësishme e cila pritet gjithashtu të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, është edhe diskutimi për Drejtuesit Politik të PD-së në 12 qarqet e vendit.

Tirana pritet të ketë 8 drejtues politik. Emrat janë ende në diskutim. Ndërsa burimet thonë se 11 drejtuesit e 11 qarqeve të tjera, tashmë janë të përcaktuar.

LISTA E DREJTUEAVE POLITIKË PD

Shkodër- Luçiano Boçi
Lezhë – Agron Gjekmarkaj
Dibër – Xhelal Mziu
Kukës – Flamur Hoxha
Durrës – Oerd Bylykbashi
Elbasan – Ervin Salianji
Fier – Gazment Bardhi
Korçë – Ivi Kaso
Berat – Eno Bozdo
Vlorë – Bujar Leskaj
Gjirokastër – Tritan Shehu

“”