Skip to content

Banorët e Thumanës sërish në protestë, kërkojnë hyrje-dalje në autostradë! Momenti kur përplasen me forcat e policisë (VIDEO)

Edhe ditën e sotme, banorët e Thumanës kanë dalë sërish në protestë, ku kërkojnë hyrje-dalje në autostradën Thumanë-Kashar.

Ata po protestojnë në autostradë, ndërsa janë përplasur me forcat e policisë, pas kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin rrugor.

Ata kërkojë hyrje-dalje në këtë aks, pasi janë izoluar dhe i druhen frikës se bizneset e tyre do të falimentojnë.

Banorët kanë kallëzuar në SPAK, zv/kryeministren njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Kujtojmë se dhe ditën e hënë (2 shtator) banorët protestuan në mënyrë paqësore para Kuvendit, duke parashtruar kërkesën e tyre dhe duke kërkuar një zgjidhje.

“”