Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë ceremonisë së mirënjohjes për fituesit e medaljeve olimpike, është shprehur se këto medalje të sjella në Shqipëri nga sportistët tanë për të parën herë, nuk janë thjeshtë arritje individuale, por një sukses kombëtar.

Ajo u shpreh se këto medalje për ne janë shumë më shumë se një arritje sportive, “janë një simbol i asaj që mund të arrihet kur vizoni, talenti, puna dhe disiplina bashkohet për një qëllim të përbashkët”.

“Duhet të nxisim sportin për të gjithë, ashtu siç kemi nisur në shkolla. Programi më i madh Kombëtar që ka angazhuar mbi 10 mijë fëmijë. Ambicia jonë është në shtrirjen e më tej të këtij programi në disiplina të reja dhe përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në të gjitha ciklet”, tha ajo më tej.

Ndër të tjera, Manastirliu uroi sportistët dhe tha: “le të jenë medaljet tuaja dëshmia e asaj që arrihet me vizionin dhe mbështetjen e duhur por edhe një kujtesë për të gjithë ata që mund të arrijnë nesër me flamurin e Shqipërisë”.

Manastirliu: Sot me një ndjenjë krenari dëshirë të përcjell ën këtë ceremoni të nderimit të sportistëve që sollën në Shqipëri për të parën herë dy medalje olimpike. Dua të përcjell gjithë vlerësimin për sportistët, trajnerët dhe gjithë skuadrën. Këto medalje për ne janë shumë më shumë se një arritje sportive, janë një simbol i asaj që mund të arrihet kur vizoni, talenti, puna dhe disiplina bashkohet për një qëllim të përbashkët. Këto medalje nuk janë thjeshtë një arritje individuale, ato janë një sukses kombëtar që na bën të ndihemi të gjithë krenarë dhe të vendosur për të investuar në sport. Jemi të angazhuar që jo vetëm të investojmë në infrastrukturën sportive në shkolla. Në universitetin e sportit po investojmë e stadiumet në vend.

Duhet të nxisim sportin për të gjithë, ashtu siç kemi nisur në shkolla. Programi më i madh Kombëtar që ka angazhuar mbi 10 mijë fëmijë. Ambicia jonë është në shtrirjen e më tej të këtij programi në disiplina të reja dhe përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në të gjitha ciklet. Dua të theksoj mbështetjen e qenësisë, dhe pushtetit lokal përmes buxheteve të rritura dhe mbështetja direket me një sistem shpërblimi financiar, për të gjitha ato mbështetje që në kemi bërë për sportistët, për garat sportive që ta kanë bërë, ashtu siç është shpërblimi që i akordojmë sot modelistëve tanë dhe trajnerëve të tyre. Urime dhe le të jenë medaljet tuaja dëshmia e asaj që arrihet me vizionin dhe mbështetjen e duhur por edhe një kujtesë për të gjithë ata që mund të arrijnë nesër me flamurin e Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko