Kushërira e 34-vjeçarit që vrau babain në Shënavlash të Durrësit ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë duke zbuluar detaje të marrëdhënies mes tyre.
Ajo u shpreh se në dijeninë e saj nuk kanë patur probleme, ndërsa theksoi se punonin dhe jetonin bashkë.
“Autorin e kam kushëri të parë, edhe Enverin! Nuk kanë patur konflikte, punonin bashkë, shisnin qumësht, bënin Kurban për Bajram. Mbrëme erdhi policia këtu, e ka hedhur në një pus atje, pa ujë. Jetonin bashkë”, tha ajo.
