Bie zilja e telefonit, në ekran shfaqet një numër që nuk e kini ruajtur në numratorin e telefonave. Kodi i zonës është +31, jo ai shqiptar , por ai hollandez.
Kush përgjigjet bie në kurth. Kohët e fundit njerëzit kudo në botë po përballen me një tjetër mashtrim që përfiton nga hapja e telefonit të përdoruesve.
Në fakt, në anën tjetër të telefonit dëgjon një zë të regjistruar, që flet për një ofertë pune dhe pyet, nëse je i interesuar, ta vazhdoshë bisedën në WhatsApp.
Natyrisht që nuk ka punë në dispozicion, oferta është vetëm karremi për të bindur viktimat të plotësojnë formularët dhe të nxjerrin të dhënat e tyre
Më në fund, ajo qe fitoni  është zbrazja e llogarisë tuaj. Jemi përballë një rasti të mashtrimit, është një lloj sulmi kibernetik që zbaton strategji të ndryshme për falsifikimin e identitetit (spoof).
Me këtë lloj mashtrimi, hakerët manipulojnë përdoruesit, për shembull ata mund të pretendojnë se janë një operator banke dhe të telefonojnë duke i kërkuar klientit informacion personal, ose të dërgojnë një email duke i kërkuar që të klikoni në një lidhje për të plotësuar një formular.
Në këtë rast ata pretendojnë se janë kompani të huaja që kërkojnë staf. Kushdo që kontakton numrin në WhatsApp duhet t’i përgjigjet një sërë pyetjesh. Fillon me emrin, mbiemrin dhe CV-në, më pas mashtruesit përpiqen të fitojnë besimin e viktimës për të kërkuar gjithnjë e më shumë informacion.
Këtu përfshihen edhe numrat e kartave të kreditit dhe debitit. Skema është e ngjashme me mashtrimin “Portugalia “, i njëjti proces përveç që telefonatat hyrëse kishin prefiksin portugez +351. Dhe ka një arsye pse këto telefonata vijnë pothuajse gjithmonë nga jashtë.
Mashtruesit përdorin teknologjinë Voice over IP. Shërbimi ju lejon të maskojne origjinën e thirrjes, në këtë mënyrë është më e lehtë të zgjojnë kureshtjen e përdoruesve nga njëra anë dhe mbi të gjitha të fshehin më mirë bazën tuaj nga autoritetet.
Në fakt, është shumë e vështirë të gjurmosh mashtruesit. Ka disa mënyra për të mbrojtur veten nga mashtrimet, për shembull duke aktivizuar filtrat e postës së padëshiruar. Megjithatë, rregulli i artë mbetet që të mos iu përgjigjeni emaileve, thirrjeve, mesazheve me tekst nga dërgues të panjohur apo numrave të pa ruajtur me prefikse të huaja.
Ju nuk duhet të hapni kurrë lidhjet dhe mbi të gjitha të mos vendosni të dhëna personale. Jo vetëm kaq, nëse dëgjoni një zë të regjistruar në anën tjetër të telefonit, duhet të ndërprisni telefonatën, ka shumë të ngjarë të jetë një mashtrim. Kushdo që beson se është viktimë e mashtrimit duhet fillimisht të raportojë në polici, gjithashtu për të identifikuar dhe ndaluar sa më parë përgjegjësit.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re