Skip to content

VIDEO/ Makina përplas këmbësoren, 53- vjeçarja transportohet në spital. Policia shoqëron shoferin

Një këmbësore 53 vjeçe është aksidentuar nga një automjet, që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale G.M.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec, ndërsa policia thotë se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Gruaja e plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 20:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. M., 44 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen E. B., 53 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit”, thotë policia.

“”