Skip to content

“Janë dorëhequr se nuk kanë mbuluar ndërhyrjen në sistemin TIMS”- Ndryshimet në qeveri dhe largimi i Rrumbullakut, Salianji: Përdoren politikisht, shtrydhen dhe flaken në rrugë

Në një konferencë për gazetarët, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji, teksa ka folur për gjetjet e hetimeve nga Komisioni Hetimor lidhur me sistemin TIMS, u ndal te ndryshimet në qeveri dhe largimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut.

“Është dorëhequr jo për shkak të ndërhyrjes në sistem, por që Edi Rama nuk iu fal që nuk e kanë mbuluar si duhet ndërhyrjen në sistem”, tha Salianji, duke shtuar se sot nuk është më ministër zoti Balla, nuk është më kryetar grupi zoti Çuçi, nuk është më Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, nuk është drejtor Ardi Veliu, nuk është më në detyrë ish-drejtori Muçi, etj.

Më tej, deputeti demokrat tha se zyratrët pëdoren politikisht nga kryeminstri, dhe sot sipas tij, e tregoj qartësisht që “pasi i përdor politikisht mirë  e mirë, i shtrydh, i keqpërdor dhe i flak në rrugë”.

Salianji: Nga të dhënat, rezulton që punonjës që duhet të ruanin të dhënat, ia kanë dhënë elementëve të krimit të organizuar, për masat ndaluese, të shpallur në kërkim, etj. Dhe për marrjen e këtyre informacioneve kanë dhënë shumë të mëdha parash për të marr të dhëna për ata vet apo kundërshtarët. Të dhënat u kanë shërbyer grupeve kriminale për të bërë eliminimin e kundërshtarëve apo për tu arratisur kur kanë pasur urdhër arreste.

Kanë përgjegjësinë për këto veprime një sërë zyrtarësh të lartë, sot edhe i fundit i TIMS-it kanë detyruar të jap dorëheqjen. Është dorëhequr jo për shkak të ndërhyrjes në sistem, por që Edi Rama nuk iu fal që nuk e kanë mbuluar si duhet ndërhyrjen në sistem. Sot nuk është më ministër zoti Balla, nuk është më kryetar grupi zoti Çuçi, nuk është më Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, nuk është drejtoj Ardi Veliu, nuk është më në detyrë, ish-drejtori Muçi, e tij.

Përdorimi politik që i bëhet sidomos zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit… Kam keqardhje që Rrumbullaku është përfshirë në këtë situatë, sot e tregoj qartësisht që pasi i përdor politikisht mirë  e mirë, i shtrydh, i keqpërdor dhe i flak në rrugë. Ky ishte rasti i sotëm, dhe ne do e ndjekim me vëmendje si do shkoj problematika e sistemit TIMS për të mos pasur në t ardhmen ndërhyrje të tilla, për të verifikuar deri në fund nëse janë bërë për persona politikë apo për persona më rekorde kriminale.

“”