Cetacei u gjet i ngordhur ditët e fundit në portin e Stavanger
Hvaldimir, beluga e njohur si “balena spiune” e rusëve, është vrarë. Regina Haug, themeluese e shoqatës OneWhale, deklaroi këtë: “Kur pashë trupin e tij dhe plagët e shumta, kuptova menjëherë se ai ishte qëlluar për vdekje”. Kufoma e saj u gjet në portin e Stavanger, në jugperëndim të Norvegjisë.
Dyshimi se nuk ishte një vdekje natyrale ekzistonte tashmë para autopsisë- Me një moshë të vlerësuar rreth 15 vjeç, Hvaldimir ishte ende i ri për një specie që mund të jetojë deri në 60 vjet. Ditët e fundit Haug tha se në trupin e kafshës u gjet një plumb i cili do të ishte shkaku i vdekjes, përveç plagëve të shumta tashmë të dukshme nga një vlerësim i jashtëm: “Nuk ka dyshim se kjo kafshë e butë dhe e urtë është vrarë pa kuptim- do të përpiqem të gjejë drejtësi për Hvaldimirin dhe shpresoj se dikush do të dalë me informacione për vrasjen e tij”, shtoi ajo. Shoqata OneWhale, së bashku me Noah, paraqitën një ankesë në policinë lokale dhe pranë autoritetit kombëtar norvegjez.
OneWhale ishte kujdesur për Hvaldimirin që kur beluga u pa me një parzmore GoPro që mbante fjalët “pajisje e Shën Petersburgut” pesë vjet më parë. Prej këtu nisi edhe dyshimi se ai ishte trajnuar nga rusët për qëllime spiunazhi. Nga ajo anekdotë lindi edhe emri që bashkon Hval (balenë në norvegjisht) dhe Vladimir, emrin e Putinit. Me kalimin e viteve, balena ishte bërë një yll për aftësinë e saj të madhe për t’u shoqëruar me njerëzit. Moska nuk i ka mohuar kurrë teoritë për kafshën spiune. Më në fund, autoritetet norvegjeze, pas një hetimi, arritën në përfundimin se balena mund të ishte trajnuar vërtet nga Kremlini.
