Nëna e Colt Grey, adoleshentit që vrau katër persona në shkollën e mesme Apalachee, tha se kishte lajmëruar shkollën e djalit të saj për një “emergjencë”.

Washington Post zbuloi mesazhet audio të Markie Grey në shkollë.

“Unë u thashë atyre se ishte një emergjencë ekstreme dhe ata duhej të kontrollin djalin tim menjëherë.”

Raporti tha gjithashtu se telefonata e nënës në shkollë u bë në orën 9:50 të mëngjesit të së mërkurës, rreth gjysmë ore para se Colt të hapte zjarr dhe të vriste 4 persona.

Babai i Markie-t, Charles Polhamus, tha se 14-vjeçari Colt i kishte kërkuar falje nënës së tij përmes mesazheve para të shtënave, duke e shtyrë atë të telefononte shkollën. “Më fal, mami”, shkruhej në mesazh.

Markie pastaj hipi në makinën e saj dhe u nis për në shkollë, e cila ishte më shumë se tre orë larg.

Por në gjysmë të rrugës ajo mësoi se ishte shumë vonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re