Kapja e dronit në burgun e Burrelit, rriten masat e sigurisë në të gjitha burgjet e vendit

Pas kapjes së dronit në burgun e Burrelit, janë rritur masat e sigurisë në të gjitha burgjet në vend.

Ndër masat e marra janë shtim patrullimi regjim i jashtëm dhe brenda në të gjitha institucionet e sigurisë.

Po ashtu, po shfrytëzohen të gjitha pajisjet inteligjente dhe sistemi që kanë burgjet dhe është shtuar vëmendja për mënyrën se si operojnë mjetet operuese.

Kujtojmë se një ditë më parë u tentua futja e një droni në burgun e Burrelit, dhe sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nuk u gjetën sende të paligjshme, por kishim të bënin me një tendencë të grupeve kriminale për të marrë pamje nga brenda burgjeve të sigurisë së lartë.

“”