Zogu më i “rrezikshëm” në botë i përket specieve australiane Cassowary. Dhe një zog i ri lindi këto ditë, në parkun Cotswalds, në Angli, për gëzimin e kujdestarëve të kopshtit zoologjik që kanë punuar në këtë projekt për më shumë se 25 vjet. Kjo është në fakt veza e parë, e çelur me sukses me ndihmën e njeriut, e kësaj specie, e njohur për forcën dhe agresivitetin e tij të jashtëzakonshëm.
Keta lloj zogjsh- Kasovaritë Australiane jetojnë në Australi, Indonezi dhe Papua Guinenë e Re. Karakterizohen nga një ngjyrë e zezë-blu dhe një “helmetë” keratine që i bën të ngjajnë me krijesat parahistorike, ata konsiderohen ndër zogjtë më të mëdhenj dhe më luftarak në botë, me kthetra të gjata 10 centimetra dhe shpejtësi mbresëlënëse. I përkasin të njëjtës familje me strucët, ata janë të aftë të kërcejnë deri në dy metra. Dhe ata gjithashtu kanë disa vdekje në CV-në e tyre: Martin Hajvos, 75 vjeç, u sulmua në Florida nga një prej Cassovaries që ai kujdesej,dhe më pas vdiq nga plagët që ky zog i shkaktoi .
Kjo specie është gjithashtu nga të paktat në të cilat mashkulli kujdeset për vezën: babai e inkubon atë për dy muaj dhe më pas kujdeset për zogun për më shumë se një vit, duke e mësuar se si të marrë ushqim dhe duke e mbrojtur atë.
Projekti-Këta shpendë, të konsideruara deri vonë si një specie e pambrojtur, tani janë në rrezikun minimal të zhdukjes. Dhe e gjithë kjo falë edhe angazhimit të Birdland, seksioni kushtuar shpendëve të parkut Cotswalds, i cili hasi në shumë vështirësi deri në përfundimin e projektit.
“Është dashur shumë përpjekje nga i gjithë stafi gjatë këtyre viteve, por me të vërtetë ia vlen të shohësh këtë zogth me vija kafe duke eksploruar shtëpinë e tij nën syrin vigjilent të babait të tij,” thotë Alistair Keen, një nga drejtuesit në Bourton-on-the. – në kopshtin zoologjik ujor.
