Fqinjët e dy viktimave në Reskovec kanë në lidhje me ngjarjen e tragjike të ndodhur pasditen e sotme në fshatin e tyre ku mbetën të vrarë xhaxha e nip nga 49-vjeçari Altin Kuka.

Gjithashtu një fqinj është shprehur se cilado të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Më tej ai shtoi se para një jave kemi qenë në të njejtin vend se u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika.

“Cilido të ketë qenë arsyeja, krimi nuk justifikohet. Para një jave ne kemi qenë bashkë, u erdhi vëllai dy viktimave nga Amerika”, tha njëri prej tyre.

Ndërsa një banor tjetër tha se i njoh dhe janë vëllezër shumë të mirë. sakaq ai u shpreh se autori ka një aktivitet pularie, ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit, kishin marrëdhënie tepër shoqërore

“I njoh, janë vëllezër, ishin model në  shoqëri, njerëz bamirës. Njëri ishte tregtar kishte lokal, tjetri pikë shumice në Roskovec. Autori ka një aktivitet pularie. Ata hanin e pinin bashkë, ka qenë gjë e çastit. Kishin marrëdhënie tepë shoqërore”, tha një tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re