Skip to content

Ishte në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh, arrestohet në Kakavijë 52-vjeçari iranian (EMRI)

Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar iranian, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. 

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e Mehran Kamolpour, i cili u kap në Kakavijë.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë/Kapet në hyrje të RSH-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas iranian që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Gjirokastër arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Iranit, shtetasin M. K., të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

 

“”