Skip to content

Plagosi rëndë me thikë bashkatdhetarin pas një sherri, vetëdorëzohet shqiptari në Greqi! 35-vjeçari në gjendje kritike për jetën

Një shqiptar është vetëdorëzuar në policinë greke, disa ditë pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Sipas raportimeve, i riu me origjinë shqiptare dyshohet se është autor i sulmit me thikë ndaj një bashkatdhetari të tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Therisos, ku i vetëdorëzuari ka plagosur një tjetër shqiptar 35-vjeç, pasi kishin debatuar.

Sherri ka marrë përmasa të egra, ku pas debatit, i riu ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur rëndë bashkëkombasin e tij 35-vjeçar.

I plagosuri mësohet se ndodhet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore cilësohet si e rëndë, pasi ka dëmtime në shpretkë dhe mëlçi.