Skip to content

PS nuk çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, reagon BE: S’është hap në drejtimin e duhur

Një ditë pasi mazhoranca socialiste abstenimin vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

I pyetur nga News24, rreth votimit që u bë një ditë më parë në Parlament, Delegacioni i BE thotë se “ajo që panë dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”, thuhet ne reagim.

“”