Skip to content

Suplementet ushqimore, cilat janë të rekomandueshme për të forcuar imunitetin dhe në çfarë sasie?

Nga Blerina Bombaj
Dietologe

Viruset janë duke qarkulluar masivisht, krahas dietës se balancuar dhe të shëndetshme mund të konsiderohet edhe marrja e disa lëndëve ushqyese të cilat mund të bëjnë që sistemi ynë imunitar të jetë ne formen e tij me të mire për të parandaluar sëmundshmerine ose për ta ulur seriozitetin e saj.

  • Një multivitamine që përmban Vitaminë A, B6, B12, D, C, E, folate dhe zink, hekur, selenium Magnez dhe bakër mund të konsiderohet krahas një diete të balancuar.
  • Vitamina C: në persona të shendetshem rekomandohet marrja e përditshme e 200mg, e cila konsiderohet se krijon “ngopje” në gjak dhe ul rrezikun, seriozitetin dhe kohezgjatjen e sëmundjeve të traktit respirator të sipërm. Në fazë sëmundshmërie, vitamina C rekomandohet në doza 1-2gr/dite.
  • Marrja e përditshme e vitamins D besohet të ule prekjen nga sëmundje infektive respiratore. Marrja e një doze 2000IU në ditë konsiderohet optimale.
  • Ata që rezultojnë në limite me Zinkun, veçanërisht fëmijet janë më të prirur të sëmuren më rënde nga viruset që prekin traktin e frymëmarrjes. Një suplement në dozen 8-11mg/ditë është i rekomandueshem në mangësi të Zinkut ose në persona qëushqehen në mënyrë të njëanshme.
  • Yndyrnat omega 3 në dozën 250mg/dite EPA + DHA mund të mbështesin sistemin imunitar të jetë më eficent dhe të ulin inflamacionin.