Policia në Kavajë njofton se ka arrestuar një 37-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një tjetër person. Mësohet se 37-vjeçari organozonte llotari të palejuara, ndërsa shtetasi tjetër ishte pronar i lokalit, ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme.

“Kavajë/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambientet e përshtatura për lojëra fati.

Zbulohet një tjetër lokal ku viheshin baste sportive.

Arrestohet 37-vjeçari që organizonte bastet, procedohet në gjendje të lirë pronari i lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal, në lagjen nr. 6 Kavajë, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë organizatori i kësaj veprimtarie, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Kavajë, si dhe u procedua penalisht shtetasi K. C., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re