Skip to content

Akuzohet si pjesë e rrjetit të trafikut të emigrantëve, lihet në burg polici Edmond Braha

640 0 arrestimi 3 1726837152

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Edmond Brahajn, i cili kërkoi zëvendësimin e masës.

Efektivi i policisë dyshohet se është pjesë e një grupi të trafikut të qenieve njerëzore.

Në dosjen e SPAK, thuhet se zyrtari i policisë, Braha jepte garancinë që ky rrjet të mos goditej.

Prokuroria ka ngritur akuza për 26 anëtarët e kësaj organizate të cilët dyshohet se trafikonin emigrantë nga Bangladeshi, Iraku dhe Pakistani.