Gjatë ndërhyrjes së policisë ndaj protestës së grupeve të ekstremit të djathtë “La Meut and Storm Alliance” në qytetin Kebek, janë ndaluar 44 persona, shkruan trt.
Zëdhënësi i departamentit të policisë në qytetin Kebek, Andre Turcotte në deklaratën e tij tha se policia ka ndërhyrë ndaj afërsisht 1 mijë personave, pjesëtarë të grupeve të ekstremit të djathtë “La Meute and Storm Alliance”, të cilët tentuan të marshojnë drejt qendrës së kongreseve, ku mbahej mbledhja e Partisë Liberale të Kebekut.
Turcotte shtoi se fillimisht u bënë përpjekje intensive për të biseduar me protestuesit, por ata refuzuan të komunikojnë.
Zëdhënësi bëri të ditur se grupi ka angazhuar sigurimin e tij për protesta, ndërsa shtoi se është vërejtur se një pjesë e protestuesve, të cilët mbanin jelekë antiplumb në duar mbanin edhe shkopinj. Turcotte bëri të ditur se këta anëtarë veten e cilësojnë si milicë, ndërsa tha se forcat policore fillimisht ndaluan 21 dhe më pas edhe 23 persona të tjerë.
“Protestuesit me vete mbanin armë, shufra teleskopi të metalit, hobe dhe shishe të mbushura me një lëngë të panjohur për momentin”, deklaroi zëdhënësi i departamentit të policisë së qytetit Kebek, Andre Turcotte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re