Skip to content

FOTO/ Restaurohet një tjetër banesë, monument kulture në Berat

19 shkurt – Një vëmendje e veçantë po i kushtohet gjithnjë e më shumë restaurimit të banesave në qytetin e Beratit.

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe drejtoritë rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Në banesën Langore, monument kulture i kategorisë II, lagjia “Kala”, është drejt përfundimit restaurimi i qemerit të portës dhe muraturës së gurit.

Specialistët e DRKK Berat pas kësaj ndërhyrje do vijojnë me me pastrimin e territorit, zbërthimin e qemerit të portës, zbërthimin e strehës së saj duke vazhduar më pas me restaurimin e qemerit, si dhe restaurimin e strehës së portës.

Pas përfundimit të këtyre punimeve, specialistët marangozë do të trajtojnë portën e oborrit, duke bërë të mundur restaurimin e saj.

Qyteti i Beratit është një nga më të vjetrit në Shqipëri, me gjurmët e para të cilat datojnë që 2600-1800 para Krishtit. Ka edhe qeramika që nga shekulli i 7 apo 6.

Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4-t. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja Berat, një qytet i fortifikuar që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të së kaluarës. /a.a/ /a.g/

#td_uid_1_5c6fc13f0eac4 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/berat-1-3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6fc13f0eac4 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/berat-2-3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6fc13f0eac4 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/berat-3-3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c6fc13f0eac4 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/02/berat-8-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}