Princesha Kate është shfaqur në publik për herë të parë që kur njoftoi se kishte përfunduar kimioterapinë.
Bashkëshortja e mbretit të ardhshëm Britanik 42-vjeçe mori pjesë në shërbesën e së dielës në kishën Crathie Kirk në Balmoral këtë mëngjes, së bashku me Princin William, Mbretin Charles, dhe Gruan e Mbretit Carls Camilla, raporton Daily Mail.
Kate ishte e ulur në makinë pranë William, i cili ishte në sediljen e shoferit.
Më herët gjatë javës, Princesha e Uellsit ishte kthyer në punë, duke drejtuar një takim si pjesë e nismës së saj për fëmijët e vegjël . 9 shtatorin e kaluar, në një video, ajo njoftoi fillimin e një cikli kimioterapie që zgjati muaj pas diagnozës së kancerit ,të bërë të ditur marsin e kaluar.
