Këngëtari dhe regjisori turk, Metin Arolat, vdes gjatë performancës së tij në Kozyatagi, siç raportuan mediat lokale. Ai ishte 52-vjeç.

Edhe pse ndjeu dhimbje dhe mpirje në krah, ai vazhdoi performancën, duke pësuar një atak në zemër.

“Krahu im i majtë më është mpirë”, tha ai pak para se të rrëzohej. Një infermiere nga audienca nxitoi për ta ndihmuar dhe thirri një ambulancë. Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancës dhe përpjekjeve për shpëtimin e tij, Arolat ndërroi jetë rrugës për në spital.

Miku i tij i ngushtë, Demet Sagiroglu bëri një deklaratë për mediat jashtë spitalit dhe zbuloi se dyshonte se shëndeti i tij ishte ndikuar nga dieta

https://www.instagram.com/reel/C-0p6GDgRaH/?utm_source=ig_embed&ig_rid=447fd9b7-04e8-4b6d-8ec7-d1a60ea7cd85

“Ai ishte një shok i imi shumë i ngushtë, si një vëlla. Ai ishte në dietë… U përkeqësua pasi doli në skenë”, tha ai.  Përveç këndimit, Arolat ishte i njohur për punën e tij si regjisor dhe bashkëpunonte me shumë artistë turq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re