Policia e Tiranës ka dhënë informacion mbi përplasjen me armë të ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Vorës.

Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive që nuk dihet ende.

Ndërsa personi që ndodhej në makinën tip “BMW”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se një prej personave i përfshirë në konflikt është Ermir Labe, 39-vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re