I skeduar si trafikant droge në raporte sekrete dhe investigimet mediatike, oligarku i peshkut Gjergj Luca ka arsye të forta jo vetëm t’i lëpihet Edi Ramës, por edhe të shkulë flokët apo të puthë tokën ku shkel Rama.

Gjergj Luca ka marrë nga Edi Rama në formë klienteliste dhe korruptive qindra mijëra m2 prona publike, mijëra m2 ndërtesa dhe miliona euro para publike.

Prapaskena, bazuar në evidenca zyrtare, sjell për publikun, edhe një herë, një pjesë të përfitimeve korruptive të Gjergj Lucës nga paratë dhe pasuritë publike, me lejen dhe firmën e Edi Ramës.

-Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, Gjergj Luca ka marrë mbi 2 milionë euro nga buxheti i shtetit përmes kompanisë Rozafa; si pagesa nga Dogana e Lezhës për dhënie ambientesh me qira, pagesa nga institucionet publike për dreka e darka te menca që Luca ka ngritur mbi pronën publike etj.

-Me vendim nr. 1525/4, datë 23 maj 2019 të ish drejtoreshës së AZHBR, Frida Krifca, Gjergj Luca ka përfituar përmes firmës “Rozafa Sh.p.k” 400 milionë lekë nga fondet bujqësore të BE për bujqësinë.

Me VKM Nr. 873, datë 30.10.2015, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë “Objekte të Agjencisë së Rezervave të Shtetit, Labinot, Elbasan”, në administrim të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, me sipërfaqe të përgjithshme 52613 (pesëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e trembëdhjetë) m2 , nga të cilat sipas genplanit, përkatësisht, sipërfaqe nën objekt 13872.94 (trembëdhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy pikë nëntëdhjetë e katër) m2 dhe sipërfaqe funksionale 38740.06 (tridhjetë e tetë mijë e shtatëqind e dyzet pikë zero gjashtë) m2.

-Me VKM Nr. 266, datë 29.03.2017, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë “Objekte dhe truall, të Agjencisë së Rezervave Materiale të Shtetit Labinot, Elbasan (pjesa e mbetur) ”, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, Drejtorisë Rajonale të Rezervave të Shtetit Elbasan, me sipërfaqe të përgjithshme 52 514 (pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) m 2 , nga e cila 11 659.63 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë e tre) m2 sipërfaqe e objekteve dhe 40 854.37 (dyzet mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër pikë tridhjetë e shtatë) m 2, sipërfaqe funksionale.

-Me VKM nr. 526, datë 25.07.2019, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë prona nr.338, me emërtim “Ish-Reparti Ushtarak nr.5012/20”, me vendndodhje në Çekrez, Gramsh, me sipërfaqe të përgjithshme 28 960 m², nga ku sipërfaqe ndërtimore 4185.48 m2 dhe sipërfaqe funksionale 24 774.52 m2, me nr. pasurie 257/1, zk 2167, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, për një periudhë 20 vjet.

-Me VKM nr. 701, datë 30.10.2019, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë Sektori autopark, ish-Parku i Minierës së Hekur-Nikelit, Përrenjas”, me sipërfaqe të përgjithshme 10 287.3 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 1 090.5 m2 dhe sipërfaqe funksionale 9 196.8 m2, me numër pasurie 4/240, zona kadastrale 2924”, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.

Me VKM nr.394, datë 09.06.2022, Gjergj Luca është përfitues i pasurive të “Kombinatit të Sheqerit” sh.a., Maliq, të llojit ndërtesë, me nr. 1/250, me sipërfaqe 1 165.5 m2, me nr. 1/231, me sipërfaqe 1 410 m2, me nr. 1/248, me sipërfaqe 290.6 m2, me nr. 1/237, me sipërfaqe 2 025 m2 , në zonën kadastrale 2573, për një periudhë 20-vjeçare (njëzetvjeçare),

Me VKM Nr. 376, datë 21.06.2023, Gjergj Luca është përfitues i pasurisë pasurisë Prona Nr.338, me emërtimin “Ish-Reparti Ushtarak Nr.5012/20”, me vendodhje në Çekrez, Gramsh, në administrim të ministrisë së mbrojtjes, dhënë me qera me tarifën 1 Euro/Kontrata shoqërisë “Rozafa” Shpk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re