Skip to content

Misteri i plagosjes së një 35-vjeçari në autostradën “Durrës-Tiranë”! Ja si është gjendja e të riut, autori ende i paidentifikuar

Një 35-vjeçar është plagosur me mjet prerës në autostradën Durrës-Tiranë në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, ndërsa i riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar, ndërsa po vijon kontrollin në zonë, si edhe unën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

“”