Macja, si dhe disa kafshë të tjera shtëpiake, mund të përdorë shqisat e saj të zhvilluara për të parashikuar ardhjen e një stuhie. Është njësoj si të kesh një meteorolog me gëzof në shtëpinë tënde.
Në ditë të stuhishme ju mund të keni vënë re një lloj shqise të gjashtë në disa kafshë shtëpiake, në veçanti macet. Ato duket se e parashikojnë ardhjen e stuhisë shumë më përpara se ne njerëzit. Macet (por edhe shumë kafshë të tjera) janë më të ndjeshme se njerëzit ndaj tingujve, erërave dhe ndryshimeve në presionin atmosferik, dhe shqisat e tyre të zhvilluara i lejojnë ata të kuptojnë se një stuhi po vjen shumë përpara se ta vënë re pronarët e tyre.
Pak para një stuhie, veshi i brendshëm i një maceje mund të ketë zbuluar rënien e papritur të presionit të ajrit dhe mund të ketë kuptuar se do ta shoqërojë atë me një stuhi të afërt. Megjithatë, nëse një stuhi po shpërthen në distancë, ju mund të jeni në gjendje të dëgjoni gjëmimin e dobët të bubullimës.
Po kështu, mund të ndjejë shiun që vjen ose erën karakteristike të ozonit, një gaz i krijuar shpesh nga rrufeja dhe me erë të fortë metalike.
Pse kafshët kanë kaq frikë nga bubullima (dhe si t’i ndihmojmë ato)
Kur bie shi i madh dhe ka një stuhi, miqtë tanë me gëzof mund të ndjehen shumë të frikësuar. Ky lloj reagimi është i natyrshëm te macet, por ka disa gjëra që mund të bëjmë për t’i ndihmuar ata ta zvogëlojnë këtë frikë?. Këtu janë disa këshilla për të ndihmuar macen tuaj të qëndrojë e qetë gjatë shiut të dendur ose stuhive.
Së pari, mbyllja e të gjitha dyerve dhe dritareve ndihmon në uljen e zhurmës. Së dyti, siguroni macen tuaj një vend të sigurt për t’u fshehur, në një dollap, nën divan ose shtrat, apo edhe nën tavolinë. Këto janë vende ku macet mund të ndjehen të sigurta dhe rehat. Shoqëria e pronarit është gjithashtu e rëndësishme. Nuk është e nevojshme ta përkëdhelni apo përqafoni tepër macen, thjesht qëndroni pranë saj dhe kushtojini vëmendjen që i nevojitet nëse dëshiron të ndërveprojë.
Nëpërmjet këtyre metodave, ne mund t’i ndihmojmë miqtë tanë me gëzof të menaxhojnë më mirë frikën e tyre nga shiu i madh dhe bubullima. Mos harroni, çdo mace reagon në mënyrë unike, kështu që gjetja e asaj që funksionon më mirë për macen tuaj mund të marrë pak kohë dhe durim. Na tregoni idetë tuaja gjeniale sesi e mbroni macen tuaj në kohë me furtunë në komente!
